"Do të përfitojë azil politik!" Balla akuzon policin dhe thotë se ka prova për pafajësinë e tij

Shqipëria

"Do të përfitojë azil politik!" Balla akuzon policin dhe thotë se ka prova për pafajësinë e tij

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 22:40
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga opozita se ka shkuar në Stacionin policor të Fushë-Krujës, dhe se ka qenë prezent kur vëllai i deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja i vuri pistoletën në kokë ish-policit Emilajno Nuhu.

Emri i Ballës u bë publik në një intervistë shfaqur sot nga opozita ku  Nuhu  thotë se u kërcënua të vritej pasi duhej të lironte dhe t ëmos hetonte djalin e deputetit Rraja i cili ishte kallëzuar nga e dashura e tij për përndjekje dhe tentativë përdhunumi.

Taulant Balla shkruan në një reagim në rrjetet sociale se nuk ka shkelur në Krujë gjatë vitit të fundit dhe se për këtë ka prova.

Më herët Balla e ka quajtur një insekim të Partisë Demokratike, ndersa thote se oficeri e ka sajuar te gjithe historine per te perfituar azil politik.

Reagim i Taulant Ballës:

Hedh një i marrë një gur në lumë dhe 100 të mençur s’e nxjerrin dot, thotë populli!

Por jo, kjo që po shoh sot është më keq.

“Të mençurit” e dinë fare mirë çfarë marrëzie është kjo shpifje që janë turrur ta pasqyrojne me një zell të madh, vetëm, pasi e nxorra unë vetë!

Kjo sajesë e ndyrë dhe e verifikueshme pa veshtirësi nga çdokush që publikon lajme, ka një qëllim të qartë: Të çojë ujë në mullirin e prishur të Lulzim Bashes! Unë s’kam shkelur as në Krujë gjatë vitit të fundit dhe jo më në komisariatin e Krujës i armatosur. Unë e provoj lehtësisht ku kam qënë atë ditë që maskarai i paguar apo i paturp apo të dyja bashkë, ka bërë këtë letër për të perfituar azilin politik.

Dhe do ta provoj në gjyqin e radhës që do te kem me Lulzim Bashën për këtë çështje. Raportet mjekesore nuk do ta shpëtojnë Lulzimin nga pasojat juridike të genjeshtrave të tij.

Ndërsa disa mediave hiena që ushqehen me mishra të ngordhur u kam lënë Zotin se tjetër s’kam ç’u them.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat