Berisha zbulon lidhjen e kryebashkiakut të Krujës me oficerin gjyqësor

Shqipëria

Berisha zbulon lidhjen e kryebashkiakut të Krujës me oficerin gjyqësor

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 21:10
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë nga të parët që ka denoncuar ngjarjen e denoncimit të vajzës së re Xhisiela Maloku ndaj Rrexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Pas denoncimit të bërë nga vetë ish-polici Emiljano Nuhu, Berisha thotë se dosja iu hoq atij dhe iu dha policit Gentian Çitozi. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thotë se ai është mik i kreut të bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

“Ja pse dosja e Xhensiles iu hoq Nuhit dhe ju besua Çitozit! Qytetari dixhital denoncon: Gentian Çitozi miku me i ngushte i Artur Bushit! Bashkeshortja Çitozi sekretare e Artur Bushit!

Lexoni mesazhin e tij. 

“Z Berisha kjo vajza Xhensila Maloku eshte e kercenuar dhe e shantazuar nga oficeri policise gjyqesore Gentian Citozi qe eshte miku me i ngushte i Artur Bushit qe qysh diten e pare te punes si kryetar bashkie e ka marr sekretare gruan oficerit Gentian Çitozi” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat