“Vettingu në drejtësi, sukses”; Ambasadorja e Gjermanisë: Sa më shpejt KLGJ dhe KLP

Shqipëria

“Vettingu në drejtësi, sukses”; Ambasadorja e Gjermanisë: Sa më shpejt KLGJ dhe KLP

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:20
Ambasadorja e Gjermanisë

Ishte viti 1988 kur mes Gjermanisë dhe Shqipërisë u nënshkrua një marrëveshje për zhvillim.

Viti 2018 shënon 30-vjetorin e këtij bashkëpunimi. Deri më sot, Gjermania ka investuar mbi 1 miliardë euro për zhvillimin në Shqipëri, në sektorë kyç si furnizimi me ujë, energji, mjedis dhe garantim i kredive rurale.

Qindra mijëra shqiptarë sot janë përfituesit e drejtpërdrejtë të këtyre projekteve.

Ndihma gjermane është me peshë jo vetëm në këta sektorë, por edhe në procesin e Vettiung-ut.

 Zonja ambasadore, ndërmjet qershorit të vitit 2018 dhe 2019, qëndron faza e parë e procesit të Vettingut. Cili është qëndrimi i Berlinit?

“Në këndvështrimin tonë, procesi është duke u zhvilluar në mënyrë tejet të angazhuar e të suksesshme. Deri tani, për fat të keq, kanë dalë nga sistemi një numër i madh gjykatësish dhe prokurorësh. Ne shpresonim fillimisht që sistemi nuk do të ishte kaq i korruptuar, sikurse ka rezultuar deri tani, por kjo është një pasojë e procesit dhe ne do të vijojmë me të. E rëndësishme është që të gjitha vendet vakante të plotësohen sa më shpejt të jetë e mundur. Të krijohen Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe i Gjyqësorit, që janë pjesë e procesit. Gjithashtu, edhe shkolla e magjistraturës të mundet të plotësojë detyrat që i janë caktuar me ligj. Ne jemi të gatshëm që ta mbështesim shkollën e magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj”, tha ambasadorja gjermane, Suzane Schutz.

Në një kohë që Gjermania kërkon rreth 80 mijë infermierë, e jo vetëm, por edhe mjekë e inxhinierë, madje edhe berberë, ambasadorja Schutz bën këtë deklaratë:

“Nuk mund të jap shifra të kontratave të punës të lidhura deri tani, por nuk është sekret që në Gjermani kërkohen më së shumti specialistë të profesionit të kujdesit, sikurse është ai i infermierit, mjekut, etj. Por është e rëndësishme që specialistë të këtyre fushave, si mjekët e infermierët, të vazhdojnë të rrinë në Shqipëri, sepse, në një shoqëri që po moshohet gjithnjë e më shumë, këto profesione do të jenë gjithnjë e më të nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat