Rama mbledh qeverinë në Korçë, zbardhet agjenda

Shqipëria

Rama mbledh qeverinë në Korçë, zbardhet agjenda

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:15
Qeveria Rama

Kryeministri Rama ka vendosur që mledhjen e radhës të qeverisë ta zhvillojë në Korcë.

Fillimisht kryeministri Edi Rama dhe ministrat do të inspektojnë punimet në tunelin panoramik të Pogradecit sot dhe më pas do të jenë në Prespë për një tjetër takim në kuadër të projektit “100 fshatrat”.

Qeveria do të ketë në darkë edhe një takim me të rinjtë ku do të bëhen dhe anëtarësimet e reja.

Nesër do të jetë mbledhja e qeverisë në mesditë dhe takim me qytetarët. Pas mbledhjes shefi i qeverisë do të flasë për mediat.

28 SHTATOR

15:30- Inspektim i punimeve në Tunelin panoramik në hyrje të Pogradecit

16:00- Nisje për në Prespë

17:00- Event për 100 fshatrat/ buzë liqenit në Zaroshkë

18:30- Nisje për në Korçë

19:00- Event me të rinjtë “Partia Socialiste e hapur për ju”- anëtarësimet e reja tek sheshi.

20:00- Darkë bufe me të rinjtë tek rrugica në Pazar

29 SHTATOR

9:00- Nisja për Sovjan

9:30- Vizitë në një shtëpi që do të rindërtohet

10:00- Kthim në Korçë

11:00- Event i bashkëqeverisjes me qytetarët “E gjithë vëmendja për ju”.

12:30- Mbledhja e Këshillit të Ministrave- Shtëpia e Flamurit

13:00- Deklaratë për shtyp për aktivitetin dy ditor të qeverisë dhe VKM-të e miratuara

13:30- Dreka

14:30- Nisja për Maliq

15:00- Inspektim i landfillit të Maliqit.s

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat