Xhisiela Maloku mbron dhunuesin e saj: E mbështes Rexhepin, do ja dali!

Shqipëria

Xhisiela Maloku mbron dhunuesin e saj: E mbështes Rexhepin, do ja dali!

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 15:16
Xhisiela Maloku

Një tjetër reagim i Xhisiela Malokut ka sjellë më tutje konfuzion, vajza e cila sipas dokumentave të ekspertizës mjeko- ligjore ishte dhunuar në mënyrë barbare, ka mbrojtur këtë të martë dhunuesin e saj, ish të dashurin Rexhep Rraja.

Djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja është lënë në burg sot, por Xhisiela shkruan se ai e mbështet ish të dashurin dhe se kjo histori do të marrë fund së shpejti. Sipas saj masa e arrestit e dhënë ndaj djalit të deputetit, ishte e qartë politike.

Deklarata është bërë me shkrim nga e rej në rrjetin social instagram dhe dukshëm hedh më tutje hije dyshimi mbi figurën e saj. Kujtojmë se ditën e djeshme ajo hodhi poshtë të gjitha pretendimet e kallëzuara në organet shtetërore, duke thënë se është e gatshme të dënohet për kallëzim të rremë dhe se nuk është e vërtetë që Rexhep Rraja e ka dhunuar.

“Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta bëjnë. I lutem opinionit gjithë opinionit publik për mesazhet negative dhe fyese të ndalen derisa të zbardhet e vërteta. Në lidhje me mos praninë time sot e masën e arrestit për ish të dashurin tim dua tju sqaroj sepse të pranishëm kanë qenë shumë familjarë të tij dhe prania ime aty do të quhet përsëri kërcënim. I qëndroj çdo interviste që kam dhënë dhe Rexhepin do vazhdoj ta mbështes në çdo gjë. Masa e tij e arrestit ishte e qartë që ishte politike, dimë të gjithë mijëra rase ë tilla konfliktesh mes të dashuruarve, por jo të të gjithë janë “djali i deputetit”. Ai është ish i dashuri im, nesër mund të jetë miku im ka mbështetjen time dhe i them që do ia dali derisa e vërteta të zbardhet siç është dhe politika të mos fusë më hundët. Faleminderit të gjithëve”.- shkruan Xhisiela.

Të shumtë kanë qenë ata që nuk e kanë besuar versionin e “ri” të vajzës. Madje ditën e djeshme në intervistat që ka dhënë Xhisiela Maloku, kanë qenë gazetarët që e kanë nxjerrë zbuluar për disa nga gënjeshtrat që vajza ka thënë. Rasti flagrant ishte ai kur Xhisiela Maloku tha se kishte ardhur me taksi. Gazetarja e Top Channel e përgënjeshtroi, duke thënë se në të vërtetë ajo kishte ardhur e shoqëruar nga disa persona dhe jo me taksi.

Ndërkohë nga ana tjetër opozita pretendon se është kryeministri dhe e gjithë makineria propagandistike e cila është vënë në punë për të kërcënuar me mbyllje goje të renë, si dhe për të manipuluar shqiptarët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat