Denoncimi i gazetarit: Avokati që shteti i caktoi Xhisielës, i biri i atij që mbron Rexhepin

Shqipëria

Denoncimi i gazetarit: Avokati që shteti i caktoi Xhisielës, i biri i atij që mbron Rexhepin

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:41
Xhisiela Maloku

Avokati qe shteti i ka caktuar Xhisieles eshte i biri i avokatit qe po mbron Rexhep Rrajen. Denoncimi ka ardhur nga gazetari Dritan Laci permes nje shenimi ne rrjetet sociale.

Statusi:

TragjiKomedia “Xhisiela dhe Xhepi” vazhdon ne aktin e saj te peste “Avukatet”

Xhepi u mbrojt ne gjyq nga avokati Shkelqim Fangu ndersa Xhisiela do te mbrohet nga avokati i caktuar nga SHTETI Elton Fangu.

Qe jane babe e bir…

Dmth babai mbron Xhepin ndersa I biri i babait qe mbron Xhepin mbron I jep keshilla ligjore Xhisieles se si tja fuse klientet te babait…

Po filloj te besoj qe ketu nuk ka asgje te keqe.

Ku e njeh avokati i Xhisieles babain e vet.

Ata kane vite qe as e kane pare njeri tjetrin, as nuk flasin…

Le qe babai jeton ne Tirane…

Pastaj si mos ta besoj une qe Xhisiela do kete nje proces te drejte kur shteti ne 1 mije Avokat qe mund te kete Shqiperia I gjen avokat djalin e avokatit qe mbron dhunuesin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat