Zjarr i madh në Nikël, zjarrfikësja nuk ndërhyn dot, dyshimet - Bota Sot
Zjarr i madh në Nikël, zjarrfikësja nuk ndërhyn dot, dyshimet

Shqipëria

Zjarr i madh në Nikël, zjarrfikësja nuk ndërhyn dot, dyshimet

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 20:18
Deri më tani mësohet se janë djegur rreth 5 hektarë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në malin e fshatit Vrijon të njësisë administrative në Nikël në rrethin e Krujës.

Zjarri ka rënë në një zonë që është me shkurre, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësja e Krujës dhe pse është në vendin e zjarrit nuk ndërhyn dot për të shuar apo lokalizuar flakët.

Deri më tani mësohet se janë djegur rreth 5 hektarë, ndërsa zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...