Flet eksperti: Shuma marramendëse që harxhon bota për shërbimet sekrete

Shqipëria

Flet eksperti: Shuma marramendëse që harxhon bota për shërbimet sekrete

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 07:16
Foto ilustruse

Arian Dyrmishi, nga qendra për studimin e demokracisë dhe qeverisjes i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tregoi shifrat se sa investohet në agjentura në botë, ndërsa theksoi se shtetet influencojnë në mënyra të ndryshme.

Dyrmishi: Veprimtari të influencës nuk kryhen domosdoshmërish nga shërbimet sekrete. Nuk besoj se Turqia në rastin e një qëndrimi të caktuar në raport me Shqipërinë e ka mendjen tek Shqipëria se sa tek interesi i vet. Rreth 150 miliardë dollarë në vit harxhojnë gjithë shërbimet sekrete të botës. Ka edhe konkurrencë. Amerika harxhon diku tek 70 dhe gjysma tjetër është pjesë tjetër e botës me rreth 1 milion njerëz. 

Këto miliona që investohen në një shtet ka të bëjë edhe me identifikimin. Këtu bëhet fjalë për një veprimtari normale influence dhe kjo ndodh kudo në botë. Ajo që vlen për t’u theksuar është interpretimi inferior nga Shqipëria. Ne jemi munduar të bëjmë të njëjtën gjë. Kur nuk arrin dot të konkurrosh, do që loja të mos vazhdojë. 

Kur shërbimet apo shtetet përpiqen të influencojnë kanë qëllimet e tyre. Në Shqipëri nuk ka pasur analiza për të parë ku qëndron interesi. Greqia dha 5 mln për bazën e Bisht Ballës. 

Limaj: Që nuk e bëri fare.

Dyrmishi: Në rrafshin e tretë çështja është nëse kemi të bëjmë ndikim normal diplomatik. Ne çonim në kohën e komunizmit grupet folklorike në Greqi. Sigurisht që është një lloj projeksioni i influencës. Dikush tjetër përdor ekonominë, filmat, telenovelat. Kjo nuk është agjenturë. 

Nëse kemi të bëjmë me një operacion të mirëfilltë manipulimi, ku fonde specifike dhe burime njerëzore janë përdorur për të arritur një qëllim të caktuar, atëherë ka një diskutim, që mund të jetë edhe politike, se sa hetimore. Hetimore mund të ishte nëse verifikohen gjëra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat