Zbardhet lista, kush janë shkollat që do të kenë oficerë sigurie - Bota Sot
Zbardhet lista, kush janë shkollat që do të kenë oficerë sigurie

Shqipëria

Zbardhet lista, kush janë shkollat që do të kenë oficerë sigurie

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 08:38
Ilustrim

Nxënësit e 150 shkollave në të gjithë vendin do të monitorohen nga oficerët e sigurisë.

Vendimi është botuar sot në ‘Fletoren Zyrtare’, një program i cili ka për qëllim të garantojë një mjedis më të sigurt për nxënësit brenda në shkollë si dhe në ambientet përreth saj.

Sa i takon kandidatëve, ata duhet të plotësojnë një sërë kriteresh për t’u përzgjedhur oficerë sigurie, të cilat përfshijnë:

Të jetë shtetas shqiptarë;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
Të mos ketë marrë masën disiplinore të largimit nga detyra në institucionet ku ka qenë i punësuar më parë;
Të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë;
Të jetë jo më shumë se 40 vjeç;
Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
Ndërkohë, lidhur me dokumentacionin, mënyrën dhe afatin e dorëzimit, konkurrimit si dhe shpalljes së rezultateve, do të përcaktohen e urdhër të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita NIkolla.

Lista e plotë me shkollat ku do të vendosen oficerët e sigurisë:

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...