New York Times: Rama asnjë shpjegim për dorëheqjen e Xhafajt

Shqipëria

New York Times: Rama asnjë shpjegim për dorëheqjen e Xhafajt

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 12:31
Rama, Xhafaj

Dorëheqja e papritur e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkaktuar zhurmë të madhe mediatike. Edhe mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi dorëheqjes së Xhafajt. “The New York Times” shkruan se kryeministri Rama pranoi dorëheqjen pa dhënë asnjë shpjegim.

Shkrimi i plotë i The New York Times:

Kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm.

Teksa shkroi në Tëitter të shtunën, Kryeministri Edi Rama tha se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim.

Rama më pas nominoi Sandër Lleshin për këtë post. Lleshi duhet të aprovohet nga presidenti dhe parlamenti përpara se të marrë postin. Rama tha se Lleshi do të sjellë energji pozitive.

Lufta ndaj krimit të organizuar, trafikimi i lëndëve narkotike dhe korrupsioni janë prioritetet e Shqipërisë, e cila kërkon anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian vitin tjetër.

Xhafaj pritet të dalë me një qëndrim më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat