Soreca: Të gjithë e kanë lavdëruar Shqipërinë për Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Soreca: Të gjithë e kanë lavdëruar Shqipërinë për Reformën në Drejtësi

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 16:58
Luigi Soreca

Në mbylljen e 5 ditëve të trajnimit për studentët e Shkollës Verore, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur ecurinë e reformave në vend, sidomos për Reformën në Drejtësi.

Ambasadori Soreca u ndal edhe te situata politike, duke u shprehur se  “në një vit kaq kritik për të ardhmen e Shqipërisë, të gjithë ne duhet të investojmë për ndërtimin e konsensusit politik dhe të punojmë me angazhim drejt integrimit në BE. Ky synim kombëtar është mbi interesat partiake, është në të mirë të qytetarëve shqiptarë”.

Ai shtoi se “në Parlamentin Europian ekziston një marrëveshje e fortë dhe e qëndrueshme ndërpartiake mbi Shqipërinë. Ky duhet të jetë një model për bashkëpunimin dypalësh për integrimin evropian edhe në Tiranë. Gjithkush në rajon dhe në BE, por unë do të guxoja të thosha në mbarë botën, e ka lavdëruar Shqipërinë për kryerjen e reformës së saj gjyqësorë. Reforma është në vazhdim. Kohezioni i të gjitha palëve është tani vendimtar për të konsoliduar zbatimin e saj”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat