Buxheti 2019, zv/ministri Luci sqaron rritjen e pagave

Shqipëria

Buxheti 2019, zv/ministri Luci sqaron rritjen e pagave

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:31
Zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë, Erion Luci

Zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë, Erion Luci në një intervistë televizive u ndal në buxhetin e vitit 2019. Luci u shpreh se ”ky buxhet konsiston në forcimin e rritjes ekonomike e cila nga 4% që u rrit këtë vit, pritet të rritet me 4.3% vitin e ardhshëm. Në fokus është qytetari dhe fermeri dhe shumë aktorë të tjerë, si edhe bizneset. Ky është një buxhet progresiv, i cili synon mbështetjen e rritje ekonomike dhe punësimin”, – u shpreh Luci.

Ministri  vlerësoi një tjetër element pozitiv të këtij buxheti, ndërsa tha se ai është i bazuar mbi të ardhurat që gjeneron vetë qeveria nga taksat.

Duke u ndalur në rritjen e pagave për disa sektorë që parashikon buxheti i vitit të ardhshëm, Luci u ndal në shifra konkrete.

“ Sektorët që do përfitojnë janë sektorët e shëndetësisë, arsimit, mbrojtja dhe sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik. Në shëndetësi do jenë rreth 4650 mjekë dhe rreth 13 7650 infermierë që do të përfitojnë një fond shtesë rreth 1 mld lekë e konvertuar në terma rritje, në vlerë neto dhe bruto është rreth 7%. Mjekët do vijnë afër 1 mln lekë të reja në muaj, ndërsa infermierët mbi 500 mije lekë.” – deklaroi Luci.

“Sektori tjetër që do të përfitojë do të jetë arsimi. Edhe këtu rritja do të variojë në 7%, për  35 783 arsimtare. Pagat varjojnë më shumë edhe nga vjetërsia, por rritja bazohet te 7% e cila përkthehet në një vlerë totale 1.4 mld lekë në vit”, – vijoi me tej Luci.

“Te mbrojtja janë 6800 ushtarakë që do të marrin një rritje të krahasueshme edhe me sektorët e tjerë, pasi kanë një farë kohe që nuk kanë përfituar rritje. Në sistemin petinciar pritet një rritje për 3560 efektivëve të burgjeve me një efekt rreth 200 mln lekë në vit, edhe kjo varion në rritje me 7%. Po ashtu një rritje do të ketë edhe për trupin diplomatik“ u shpreh Luci.

Luci u shpreh se lehtësi do të ketë edhe për industrinë fasone që operon në vend, ndërsa u shpreh se bujqësia si një nga prioritetet e buxhetit të ardhshëm ka një fond prej 2.6 mld lekësh, ndërsa theksoi mbështetjen e këtij sektori edhe përmes skemave të BERZH. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat