“Sulmuesi i policisë në Gjirokastër, ekstremist i Agimit të Artë”

Shqipëria

“Sulmuesi i policisë në Gjirokastër, ekstremist i Agimit të Artë”

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:33
Foto

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka denoncuar sjelljen e policisë, pasi pretendon se përfaqësues të saj nuk janë lejuar që të protestojnë në ceremonia përkujtimore të të rënëve grekë në luftën italo-greke të viteve ’40. Përmes një reagimi për mediat, PDIU thekson se dënon ngjarjen në fjalë që ndodhi sot në Këlcyrë.

Po ashtu PDIU ka reaguar edhe lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi sot në Bularec të Gjirokastrës, ku një person hapi zjarr ndaj makinës së policisë dhe tashmë është në kërkim.

“Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare”, thuhet në reagim. Sipas PDIU Kostandinos Kaçifa, është ekstremisti i Agimit të Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat