“Kaçifas nuk ka qenë vetëm”, Artan Hoxha jep detajet tronditëse

Shqipëria

“Kaçifas nuk ka qenë vetëm”, Artan Hoxha jep detajet tronditëse

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 21:59
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifas nga forcat RENEA, në Bularat, në studion e emisionit  “Real Story” në Vizion Plus.

Hoxha ka thënë se 35-vjeçari nuk ka qenë i vetëm dhe se ai shoqërohej nga një skuadër.

“35-vjeçari nuk ka qenë i vetëm. Ai shoqërohej nga një skuadër që kishte planifikuar largimin drejtë Greqisë pas ngjarjes në Bularat, – ka treguar gazetari.

Më tej gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se grupi RENEA, është i stërvitur për të plagosur.

“Grupi RENEA është i mobilizuar për të plagosur, në këmbë, krah. Ai nuk u ka lënë, asnjë mundësi. Arma që mbante ishte e frikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat