Familjarët tërheqin trupin e Kostandin Kaçifës

Shqipëria

Familjarët tërheqin trupin e Kostandin Kaçifës

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:52
Kostandin Kaçifa

Familjarët e minoritarit Kostandin Kaçifa, i cili humbi jetën dy ditë më parë në një shkëmbim zjarri me forcat speciale RENEA, kanë shkuar të martën në morgun e Spitalit të Gjirokastrës për të tërhequr trupin e të afërmit të tyre.

Më herët ata kishin refuzuar të tërhiqnin trupin e 35-vjeçarit duke kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore greke, por tashmë kanë ndryshuar qëndrim duke thënë se do të bëjnë një ekspertizë private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat