Tahiri thotë se nuk është kamionisti: Më sulmoi Lu me oligarkët

Shqipëria

Tahiri thotë se nuk është kamionisti: Më sulmoi Lu me oligarkët

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:55
Saimir Tahiri

Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për përfshirje në trafik droge me kushërinjtë Habilaj dhe për korrupsion në nivele të larta të qeverisë, ka dalë sot për të thënë se ai nuk po hetohet në Itali.

Në fakt, Saimir Tahiri nuk ka kryer asnjë vepër penale në Itali, që të hetohet atje, por ai i ka kryer veprat penale në Shqipëri edhe ku vazhdon të jetë nën hetim.

Por Saimir Tahiri doli sot për të thënë se nuk ishte ‘Saimir kamionisti me të cilin Habilajt bënin trafik droge’.

Por pyetje që ngrihen pas deklaratës së ndjerë për mediat që mbajti Tahiri janë të shumta.

A mund të besohet që Habilajt bënin trafik droge me ndihmën e Saimir kamionistit?

A mund të besohet që kostumet, bulyzykët me florinj e diamante, Habilajt ja blinin Saimir kamionistit e jo Saimir trafikantit?

Pse para një viti në Durrës, natën vonë Saimir Tahiri ulej në prehrin e njerëzve afër LSI dhe  Ramës për t’ju përgjëruar që mos të nxirrnin dokumentin që po hetohej nga prokuroria në Katania?

Këto dhe pyetje të tjera do të ishin objekti i vërtetë i një konference që duhej të mbante Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm që kanabizoi Shqipërinë nga jugu në veri.

Sot Tahiri doli e tha se e kishte sulmuar ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe oligarkët.

Por se të kujt janë oligarkët dhe kë mbështeste Donald Lu e dinë të gjithë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat