Basha tregon arsyet se pse u shkarkua Fatmir Xhafaj (nuk është opozita?!)

Shqipëria

Basha tregon arsyet se pse u shkarkua Fatmir Xhafaj (nuk është opozita?!)

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 22:40
Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur për herë të parë në lidhje me arsyet që e kanë çuar Fatmir Xhafajn që të largohet nga posti i Ministrit të Brendshëm.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Basha deklaroi se Fatmir Xhafaj është viktimë e përplasjes mes bandave që funksionojnë në kampin e majtë. Kretari i PD-së thekson se Ministrin e Brendshëm e ka hequr Edi Rama, sepse Xhafaj nuk ishte nën kontrollin e plotë të tij, ashtu siç do të jetë Ministri i ri Sandër Lleshi.

Cani: Pse e hoqi Fatmirin? Thonë se e ka sharë shumë dhe ai nuk duroi dhe iku…

Basha: Përplasje klanesh politike dhe bandash të fuqishme kriminale qëndrojnë pas tyre. Xhafa është pjesë e një klani dhe një bande. Qëndrimi i Ramës është një qëndrim i një njeriu që përpiqet të kufizojë dëmin. Ai mbrojti Dakon, sepse ai, Dako, sot duhej të ishte në burg.

Dako është një njeri i cili e ka bërë të kërcënojë Xhafën…

Cani:Ç’lidhje ka Dako me Xhafën?

Basha: Fatmiri, Donika, Veliu dhe një sërë zyrtarësh të lartë, po përdoren në këtë luftë të brendshme pulitke, ku nga njëra anë mbrohet Ministri i brendshëm, dhe nga ana tjetër fillon shpalosja e një dosje tjetër që mund të rrezikojë një njeri tjetër të Ramës. Ai e hoqi Fatmirin se ai nuk ishte 100% nën kontrollin e Ramës, siç do të jetë Sandër Lleshi.

Xhafa është viktimë e një bande ku bën pjesë vetë. Pra është prish pazari i hajdutëve. Rama është kapoja e kësaj organizate.

Cani: S’ke frikë nga këto shpifje?

Basha: Ai dhe policinë e mendimit të krijojë nuk e mbron dot veten nga e vërteta. Mirë është të mos trembë asnjë, se mua nuk më tremb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat