Presidenti Meta nuk e dekreton Sandër Lleshin për ministër - Bota Sot
Presidenti Meta nuk e dekreton Sandër Lleshin për ministër

Shqipëria

Presidenti Meta nuk e dekreton Sandër Lleshin për ministër

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:08
Ilir Meta dhe Sander Lleshi

Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta ka vendosur te mos e dekretoje propozimin e Edi Rames per Minister te Brendshem.

Ne nje njoftim te shkurter per media, Presidenca shkruan se Ilir Meta ka vendosur ta rrezoje propozimin.

'Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm', thuhet ne deklaraten e shkurter te zyres per mediat ne Presidence.

Mbremjen e djeshme presidenti Ilir Meta e paralajmeroi ne SYRI.net se vendimi i tij do te ishte kurajoz.

Presidenti Meta u shpreh se ‘nuk është çështje shpatullash, por është çështje bindjesh, nëse nuk më bindin nuk do ti dekretoj’.

‘Kemi rastin e Italisë ku presidenti ka të njëjtat kompetenca, ku ai mendoi se një emër i propozuar si ministër ekonomie nuk e firmosi, pasi mendoi se rrezikonte ekonominë e Italisë. Askush nuk e detyron presidentit të firmosë një emër jashtë bindjes së tij

Në këtë drejtim unë përgjegjshmëritë e mia do ti ushtroj në mënyrë kurajoze dhe maksimale. Në këto momente Shqipëria është në luftë me krimin e organizuar, dhe kjo po e mban Shqipërinë larg BE-së.

Unë nuk paragjykoj askënd unë ushtroj përgjegjësitë e mia në mënyrë maksimale. Të gjithë ata që mendojnë se mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme sipas interesit apo vlerësimit të tyre, duhet të jetë të qetë se unë nuk ndikohem nga asgjë, përveç detyrës që i takon presidentit për të qenë një institucion i përgjegjshëm’, deklaroi presidenti Ilir Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...