Protesta për unazën e re, Këshilltarët e PD bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak - Bota Sot
Protesta për unazën e re, Këshilltarët e PD bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Shqipëria

Protesta për unazën e re, Këshilltarët e PD bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:24
Këshilli Bashkiak

Këshilltarët bashkiakë të Tiranës po bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak si një formë proteste, për të qenë përkrahë banorëve të Unazës së Re.

Kryetari i këshilltarëve demokratë Kreshnik Çollaku thotë se asnjë nga këshilltarët nuk do të jetë i pranishëm në sallë, për shkak të sjelljes së paprecedentë të kryetarit bashkisë së Tiranës, fyerjeve raciste dhe përçarëse ndaj banorëve dhe qytetarëve të Tiranës.

Këshilltarët i bashkohen deputetëve të opozitës të cilët do të jenë në krahë të banorëve të Unazës së Re, të cilët vijojnë protestën përpara Bashkisë së Tiranës, për dëmshpërblimin 100% të pronave të tyre në një projekt që sipas tyre po realizohet në favor të qeverisë dhe lidhjeve korruptive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...