Dekreti i Metës, Basha: Me a pa Llesh, MB ka shkuar për dreq - Bota Sot
Dekreti i Metës, Basha: Me a pa Llesh, MB ka shkuar për dreq

Shqipëria

Dekreti i Metës, Basha: Me a pa Llesh, MB ka shkuar për dreq

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:16
Lulzim Basha

Për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm nga Ilir Meta, ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili thotë se nuk ka rëndësi se kush është në krye të Ministrisë së Brendshme deri sa Kryeministër të jetë Edi Rama, i cili sipas tij, mbron kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin.

“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”, mbyllet reagimi i Bashës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera