Meta priti Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, An?lu Farrugia - Bota Sot
Meta priti Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, An?lu Farrugia

Shqipëria

Meta priti Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, An?lu Farrugia

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 11:06
Ilir Meta dhe An?lu Farrugia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, An?lu Farrugia, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në Sesionin e Dytë të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen (IPTP).

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë që, në vitin e kremtimit të 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, këto marrëdhënie janë dinamizuar shumë.

Duke iu referuar dy vizitave zyrtare në Maltë në muajt mars dhe maj të këtij viti dhe vullnetit të përbashkët, Presidenti Meta, nënvizoi se është shumë optimist për të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në aspektin ekonomik e tregtar.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Malta dhe Parlamenti maltez i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në rolin e parlamenteve për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të nismave rajonale Euromesdhetare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...