Tahiri i përgjigjet ambasadës amerikane - Bota Sot
Tahiri i përgjigjet ambasadës amerikane

Shqipëria

Tahiri i përgjigjet ambasadës amerikane

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:34
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri thekson se ambasada amerikane ka folur më shumë për të se sa vetë ai. 

Tahiri riktheson edhe një herë se prokuroria e Katanias e ka shpallur të pafajshëm, ndërsa shton se nuk pret kurrë që ambasada amerikane të kthehet në Prokurori dhe Gjykatë.

"Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate", shkruan Tahiri.

Reagimi vjen pas deklaratës së ambasadës amerikane që kërkonte zbatimin e ligjit gjatë hetimit në vazhdim për të.

"SHBA presin që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin", shkruante ambasada amerikane.

Në reagim, Tahirit i përgjigjet edhe analistit, Andi Bushati, duke e cilësuar si "lapsthyer" 

Reagimi i plotë i Tahirit: 

Sic nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada Amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot!

Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi. 

Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin publik soji ketyre ketu.

Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italisë prej nga ku mora drejtësinë qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligësisë se vet. 

Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot.

Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera