Unaza e Re, Rama: S’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet! - Bota Sot
Unaza e Re, Rama: S’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet!

Shqipëria

Unaza e Re, Rama: S’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet!

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 09:12
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe protestat e banorëve që kundërshtojnë shëmbjen e shtëpive.

Përmes një statusi në facebook, kreu i qeverisë garanton se nuk ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpëblehet, duke nënkuptuar se asnjë banesë që nuk ka dokumentacion nuk do të kompensohet nga shteti

Përmes një video ku sqarohet situata ligjore në Unazën e re, kreu i qeverise shkruan se janë shfaqur edhe zaptues të pronës publike

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama

Qeveria ka hartuar një plan ku të gjithë pronarët që prekën nga unaza e re do të shpronësohen 100% ndërsa ata që nuk kanë dokumente, do t’u paguhet qira për 3 vjet dhe do kenë përparësi në banesat sociale

Banorët e zonës së Astirit do të vazhdojnë edhe sot protestën, por ketë herë përpara Parlamentit. Ata do të mblidhen në orën 10:00, kur edhe fillon seanca plenare.

Në ditën e 19, ata protestojnë kundër projektit të zgjerimit të rrugës së Unazës së Madhe që do tu kushtojë atyre prishjen e banesave. Protesta mbështet edhe nga opozita.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...