Rama: Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet!

Shqipëria

Rama: Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet!

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:33
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi online pas protestës së dhunshme.

“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga,” shkruan Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama këtë të enjte u është drejtuar edhe një herë banorëve të zonës së Astirit në Tiranë, të cilët prej 19 ditësh janë ngritur në protestë për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

Kryeministri ka përmendur me emra disa nga banorët që protestojnë në zonën e Astirit duke bërë ironi me ta, e duke thënë se ata kanë dhe disa objekte pa leje në proces legalizimi.

“Po ku t’i gjejmë ne paratë për të dëmshpërblyer Gjovalinin nga Laçi që ka zaptuar dhe ka ndërtuar në tokë të përbashkët? Ramazanin i cili ka deklaruar dhe 4 ndërtesa të tjera pa leje në Tiranë kërkon që të dëmshpërblehet…Jo vetëm që ka zënë shtratin e Unazës, por mbron sloganin “shtëpia mbrohet me jetë”… ahh more Ramazan. Agroni nga Elbasani që e filloi me një eksperiment, shtesë anësore ne Elbasan, dhe pastaj zbriti në Tiranë, dhe ka ndërtuar dy banesa pa leje dhe më pas edhe një te Unaza, dhe sot është bashkuar dorë për dore me Ramazinin dhe thotë se do japin jetën për shtëpinë”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat