Ashpërsohet lufta e ministrisë së Arsimit kundër celularëve në shkolla: Tani edhe sekuestrim - Bota Sot
Ashpërsohet lufta e ministrisë së Arsimit kundër celularëve në shkolla: Tani edhe sekuestrim

Shqipëria

Ashpërsohet lufta e ministrisë së Arsimit kundër celularëve në shkolla: Tani edhe sekuestrim

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Duket se urdhri i parë, që ndalonte përdorimin e culularëve nga nxënësit nëpër shkolla, nuk ka rezultuar i suksesshëm sipas pritshmërisë së parë të ministrisë së Arsimit. Kjo ka qenë edhe arsyeja, që ministrja Lindita Nikolla të nxjerrë një urdhër të ri.

Nëse i pari, ndalonte vetëm përdorimin e telefonave vetëm gjatë procesit mësimor, udhëzimi nr.34, datë 16.11.2018 i ndalon nxënësit, edhe që t’i marrin me vete në shkollë celularët, por kjo nuk vlen për mësuesit.

 “Në mbështetje të nenit 102 të kushtetutës së republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të ligjit, 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, udhëzoj: në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënësit dhe mësuesit”, shkruhet në udhëzimin e ri.

Po në këtë shkresë përcaktohen qartë, edhe penalizimet për ata që nuk zbatojnë këtë urdhër të ministrisë. Kushdo nxënës që kapet me aparat telefonik në ambientet e shkollës, do të përballen me masa të forta disiplinore, deri në sekuestrim direkt të aparateve të cilët do të përfundojnë në Policinë e Shtetit.

 “Në rast të konstatimit të disponimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, drejtoria e institucionit sekuestron telefonin celular dhe zbaton masa disiplinore sipas kuadrit ligjor në fuqi. Telefonat e sekuestruar depozitohen pranë institucioneve arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Masat e marra ndaj nxënësit i njoftohen me shkrim prindit ose kujdestarit ligjor të nxënësit”, theksohet në këtë udhëzim.

MAS ngarkon me përgjegjësi drejtoritë e shkollave, për zbatimin e urdhrit, duke nisur që me përfshirjen e kësaj të fundit në rregulloren e brendshme të shkollës, zhvillimin e takimeve me prindërit për këtë temë si dhe vendosjen e posterave të ndryshëm në ambientet e shkollës. Për zbatimin e nismës, mësuesi kujdestar do të duhet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me prindërit ku të bien dakord që fëmijët e tyre të mos kenë celulare me vete kur nisen në shkollë. I vetmi problem që rrezikon të dalë pas kësaj është fakti se si do të veprohet në raste emergjence për të komunikuar me prindërit, ambulancat apo Policinë e Shtetit.

 Por edhe për këto raste, udhëzuesi i ri ka dhënë zgjidhje.

“Drejtoritë e institucioneve arsimore të marrin masa për të vënë në dispozicion numër telefoni të veçantë për komunikimin me prindërit e nxënësve dhe t’ia bëjnë me dije prindit në deklaratën e përbashkët”, shkruhet në udhëzimin e ri.

Urdhri për ndalimin e celularëve ndryshe nga I pari, uk I përjashton mësuesit. Edhe për këta të fundit  drejtoria e shkollës ka të drejtë  monitorimi  e ndëshkimi, por vetëm në rastet kur mësuesit e përdorin telefonin gjatë mësimit, dhe jo në ambientet brenda shkollës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...