Vrasja në Bllok: Dorëzohet në polici një nga personat e shpallur në kërkim

Shqipëria

Vrasja në Bllok: Dorëzohet në polici një nga personat e shpallur në kërkim

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 21:48
Foto

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në policinë e Tiranës, Ajaks Boshnjaki, një nga personat e ngjarjes në Bllok, ku mbeti i vrarë një person ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Boshnjaku ishte në kërkim nga policia që prej datës 4 tetor.

Boshnjaku rezulton se ka pasur lidhje miqësore e Ervin Matës, partnerit të këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat