Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në fillim të vitit të ardhshëm do të sjellë në Kuvend ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat.
Kështu deklaroi kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe sot në mbledhjen e komisionit, gjatë diskutimit të ndryshimeve të Paketës së re Fiskale, që shoqëron buxhetin e vitit 2019.
“Për shkak të ndryshimeve të shumta që i janë bërë pr/ligjit për tatimin mbi të ardhurat, por edhe të çështjeve që kanë dalë gjatë diskutimit dhe nevojës për t’u reflektuar në këtë pr/ligj, i është kërkuar Ministrisë së Financave që në fillim të vitit të ardhshëm të sjellë në Kuvend ligjin e ri për të tatimin mbi të ardhurat”, – tha Braçe.
Duke mbështetur iniciativën e ndërmarrë nga Komisioni, sipërmarrja ka rikthyer sërish vëmendjen tek pagat e ulëta, duke kërkuar që të rritet pragu i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, me qëllim shmangien e evazionit fiskal. /ATSH