Meta takon ministrin e Jashtëm slloven: Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi, është jetike për të ardhmen e rajonit - Bota Sot
Meta takon ministrin e Jashtëm slloven: Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi, është jetike për të ardhmen e rajonit

Shqipëria

Meta takon ministrin e Jashtëm slloven: Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi, është jetike për të ardhmen e rajonit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:02
Presidenti Ilir Meta dhe zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miro Cerar

Presidenti Ilir Meta priti këtë të martë në një takim të veçantë zv/kryeministrin dhe njëkohësisht ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miro Cerar. Pasi  vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, Meta nënvizoi se intensifikimi i vizitave të këtij lloji është shprehje e qartë e vullnetit të përbashkët për t’i çuar këto marrëdhënie në një stad edhe më të lartë.

Më tej, presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen që Sllovenia i ka dhënë deri më tani Shqipërisë në kuadër të çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Sikurse Meta, edhe Cerar ndau të njëjtin mendim lidhur me nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal, në frymën e procesit të Brdo-Brijunit dhe të procesit të Berlinit, si dhe të intensifikimit të reformave të brendshme, për një vijim të suksesshëm të integrimit dhe të ardhmes së rajonit në Bashkimin Evropian.

Në mënyrë të veçantë u nënvizua edhe nevoja e vijimit të procesit të pajtimit e të mirëkuptimit midis popujve e vendeve të tjera të rajonit, si dhe u theksua se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve është e një rëndësie jetike për të ardhmen evropiane të rajonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...