Kallëzohen në prokurorinë e Beratit 5 persona, për aktivitet të paligjshëm minerar

Shqipëria

Kallëzohen në prokurorinë e Beratit 5 persona, për aktivitet të paligjshëm minerar

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:41
Berat

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Beratit në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura i referoi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, shkeljet për 5 shtetas të cilët kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm minerar, në zonën e mbrojtur në malin e Tomorrit, Skrapar.

Në njoftimin e Policisë së Beratit, sqarohet se në kuadër të Plan Veprimit për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme të prodhimit të gurit gëlqeror, pllakator në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, janë kallëzuar shtetasit: I.L, 42 vjeç, banues në Poliçan, B.L, 43 vjeç, banues në Berat, C.Q, 41 vjeç, banues në Poliçan, A.B, 32 vjeç, banues në Çorovodë, S.Q, 59 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat