Takimi në Pejë, Bushati: Rama transformoi realitetin - Bota Sot
Takimi në Pejë, Bushati: Rama transformoi realitetin

Shqipëria

Takimi në Pejë, Bushati: Rama transformoi realitetin

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 19:03
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka komentuar takimin dy-palësh në Pejë të qeverive Rama e Haradinaj.

Lidhur me deklaratat anti-BE që Rama bëri, Bushati nga studio e lajmeve në News24 shprehet se nga një bashkim i shqiptarëve, tani kemi bashkim si kundërvënie ndaj Europës.

“Dakort është një pjesë e fajit të Europës, por ajo që Rama lë në errësirë është fakti a i kemi ne mjetet e duhura për t’u futur në BE. Ajo që Rama fsheh pas atyre shqiponjave me duar, apo prekje të flamurit, idenë se ne s’jemi gati. Rama shtoi dozat e një patriotizmi folklorik,” tha Bushati.

Pjesa më e madhe e vendeve të BE, ishin ata që e bombarduan Serbinë që Kosova të bëhej e pavarur. Nuk mund të thuash që po favorizohen serbët dhe nuk po favorizohen shqiptarët. Kjo është gënjeshtër. Rama në Shqipëri dhe Vucic në Serbi e transformojnë realitetin për politikat e tyre në vendet përkatëse.

Një pjesë e mirë e kosovarëve kanë pasaporta shqiptare dhe serbe, mund të jenë rreth 500 mijë njerëz që s’kanë pasaportë. Ky nuk është problem teknik, është problem politik.

Shqiptarët dhe serbët prezumohet se do i zgjidhin problemet duke rregulluar kufijtë. Ka një kundërvënie në vizionin e tyre,” tha Bushati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...