Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mengjesit të sotëm në Skrapar.
Rreth orës 08:00, në Skrapar, në anën e lumit të Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur.
Nga verifikimet e para rezulton se shtetasi M.Xh, 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur.
Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.