Basha: Një i çmendur po vjedh shqiptarët

Shqipëria

Basha: Një i çmendur po vjedh shqiptarët

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha, u është bashkuar protestës së banorëve të Astirit në ditën e 29 të protestës.

Në një prononcim për mediat, Basha tha e Rama nuk ka ndërmend të bëjë projekte apo rrugë por ka si qëllim të vjedhë qytetarët.

Më tej Basha ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga policia ndaj kameramanëve dhe qytetarëve.

‘Është shkelur ligji për pronën publike, është shkelur Kushtetuta dhe po dhunohen çdo ditë qytetarët që Edi Rama të grabisë një shumë astronomike, pa treguar asgjë për projektin. Pse po investohet në këtë pjesë të unazës. Pse një nga kompanitë është regjistruar në parajsë fiskale, kush fshihet pas kësaj kompanie. Këto ja  pyetjet që kam sot unë, dhe ju ftoj ju si media të hetoni. Dua të dënoj dhunë mbi kameramanët dhe mbi gazetarët si dhe shoqërimin e 5 protestuesve ditën e djeshme. Kjo që po ndodh këtu ka të bëjë jo heshtë me fatin e këtyre familjeve, këtu po bëhet autopsia e regjimit të Rilindjes. Këtu po tregohet se si ka rënë Kushtetuta. Prokurorja e Përgjithshëm është fshehur dhe nuk reagon për denoncimin e bërë nga qytetarët. Kjo është pasqyra e vërtetë se ku ka përfunduar Shqipëria me një të çmendur, që kërkon të plaçkitë shqiptarët. Ne jemi në krahë të tyre, për tu dhënë forcë për tu dhënë kurajo’, deklaroi Basha. 

Pyetje: Zoti Basha, po ju pyes drejtpërdrejt. Keni qenë kryebashkiak, jeni kreu I opozitës, ndoshta kryeministër I ardhshëm. Qytetarët që mbeten në mes të rrugës,qytetarët që po në mes të rrugës kërkojnë zgjidhjen, më shumë sesa 27 ditë. Kush mund të jetë zgjidhja sipas jush? Është e vlefshme që të bllokojmë rrugën cdo pasdite kur punimet mund të vazhdojnë e palët mund të diskutojnë? Si do të jetë zgjidhja?

Basha: E para e punës, se si do të jetë zgjidhja ua thashe edhe herën e fundit. Unë do ta anulloja këtë tender korruptiv, do të hetoja e çoja para drejtësisë dhe në burg të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skemë të madhe korrupsioni. Do të vlerësoja projektin nga fillimi, nevojshmërinë, dobishmërinë e projektit për qytetin, përkomunitetin, për transportin urban dhe interurban. Pasi të bindesha unë, ministry im, drejtoria e rrugëve, për vlerën e këtij projekti, do të konsultohesha me banorët, siç është e detyrueshme me ligj, do të ndaja buxhet të mjaftueshëm për shpronësimin e banorëve, duke respektuar pronën e çdo banori sipas precedentit juridik, siç e ka kushtetuta, dhe vetëm pas kësaj, do të fillonim punimet me një kosto të përballueshme për buxhetin dhe me një tender me garë. Asnjëra prej këtyre nuk ka ndodhur, tender nuk ka patur, garë nuk ka patur. Nuk ka patur transparencë. Është shkelur ligji për shpronësimet, është shkelur ligji për banesat, është shkelur ligji për prokurimet publike, është shkelur ligji për ndërtimin e infrastrukturës, është shkelur kushtetuta dhe po dhunohen ditëpër ditë qytetarët vetëm që Edi Rama,Agai I Surrelit, të grabisë një shumë astronomike këtu, në këtë project, pa treguar në asnjë moment si u bë projekti,cfarë vlere ka, pse po harxhohen këtu aq para sa ç’harxhohen në vit për buxhetin e arsimit në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që pjesë t tjera të Unazës nuk ekzistojnë akoma. Pse po investohet në këtë pjesë të Unazës që ekziston, pse nuk pati garë, pse është tërhequr kompania Vëllezërit Hysa në të tre lotet apo ka bërë ofertë dhe oferta është zhdukur? Pse një nga kompanitë është e regjistruar në parajsë fiskale, kush fshihet pas këtij regjistrimi? A fshihet vetë Edi Rama apo familjarë të tij pas kompanisë së regjsitruar në parajsë fiskale në Delaëare të SHBA? Sa milionë euro të taksapaguese shqiptarë që do të përfitohen nga kjo vjedhje do të përfundojnë në kontot bankare të kësaj parajse fiskale>Për çfarë do të përdoren? Këto janë pyetjet që kam sot unë e që ka çdo qytetar. Dhe jam I sigurtë që I keni edhe ju si media dhe unë ju ftoj që si media të bëni transparencë,të vazhdoni të hetoni.

Sikundër, dua të dënoj sot dhunën e ushtruar dhe mbi kameramanët, dhe mbi gazetarët. Provokimet e djeshme, shoqërimi I 5 qytetarëve, në mënyr fare të panevjshme, është një provokeim, siç më thanë qytetarët edhe so këtu. Po mbaronte protesta, gjithçka ishte e qetë dhe në mënyrë fare të papritur, me urdhër politik, u shoqëruan 5 qytetarë që po protestonin për shtëpitë e tyre dhe u dhunuan kameramanët dhe mediat, që gjatë kohës së shoqërimit të tyre, po mundoheshin të filmonin dhe të bënin transparencën para publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat