Çështja “Babale” Gjykata e Apelit jep verdiktin

Shqipëria

Çështja “Babale” Gjykata e Apelit jep verdiktin

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:01
Albert Veliu

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur këtë të mërkurë që të lërë në fuqi masat e sigurisë për personat e përfshirë në dosjen “Babale”.

Shtetasi Fredi Alizoti, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të kallëzimit të rremë, është lënë në burg. Gazetari Jetmir Olldashi, personi i cili kreu dhe një pjesë të përgjimit të Babales e intervistën me të është lënë i lirë, duke mos ju ndryshuar masa e detyrimit të paraqitjes në gjykatë.

Ndërkohë në lidhje me vetë Babalen, Albert Veliun, Gjykata e Apelit nuk ka dhënë masë të re pasi personi në fjalë nuk e ka ankimuar vendimin për shkak se aktualisht ndodhet ende në procedurat për marrjen e azilit në Prishtinë të Kosovës.

Image
Gazetari Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizoti (ne te djathte)

Çështja Babale nisi muaj më parë përmes një audio- përgjimi të bërë publik nga ana e PD-së. Në të Babalja pretendonte se kishte folur me vëllanë e ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafiqe droge. Akuza u hodh poshtë nga vetë Geron Xhafaj, i cili më pas shkoi në Itali për të vuajtur dënimin e bërë publik po nga PD, një dënim për trafik droge i dhënë në fillim të viteve 2000 në Itali, për të cilin vëllai i ish Ministrit s’kishte bërë asnjë ditë burg.

Më tutje në skenë del Fredi Alizoti, i cili pretendoi se ishte ai personi i cili kishte imituar të vëllanë e ish Ministrit. Javë më vonë, po Fredi Alizoti doli në një tjetër video përgjim të PD-së, ku tregonte se ishte instruktuar nga zyrtarë të lartë të PS-së, që të thoshte se ai ishte imituesi i vëllait të ish Ministrit.

Në atë kohë përmes një interviste në Prishtinë, Babalja do të shprehej se e njihte Alizotin por se deklarimi i tij për “lojën e përgjimeve” mes të dyve ishte një gënjeshtër dhe se audio përgjimit mes Veliut e Geron Xhafës ishte i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat