Trafiku i kokainës, De Raho: 'Ndragheta', në marrëdhënie intensive me krimin e organizuar shqiptar

Shqipëria

Trafiku i kokainës, De Raho: 'Ndragheta', në marrëdhënie intensive me krimin e organizuar shqiptar

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 09:22
Federico Cafiero De Raho

Prokurori kombëtar antimafia Federico Cafiero De Raho, në një konferencë shtypi në Romë dje, pas superoperacionit me 90 arrestime kundër “Ndragheta”-s në disa vende europiane deri në Amerikën e Jugut, tha:

“Është evidentuar se portet që përdornin për trafikun e kokainës ishin ato të Anversa, Rotterdam, Gioia Tauro, e herë edhe Genova, Livorno, Napoli e Salerno. Substancat narkotike, që mbërrinin nga portet e Europës Veriore, dërgoheshin në Milano, por edhe në Emilia Romagna dhe në Calabria.

Por, theksoi në fjalën e tij prokurori De Raho, “e veçantë ishte marrëdhënia me një grup kriminal turk dhe krimin e organizuar shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat