Ilir Meta e nis ditën me kapitenin

Shqipëria

Ilir Meta e nis ditën me kapitenin

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:33
Ilir Meta dhe Lorik Cana

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një postim të ish kapitenit të Kombëtares kuqezi Lorik Cana.

Meta shkruan në rrjetin social në lidhje me filmin dokumentar mbi Lorik Canën, duke thënë se ish kapiteni është padyshim një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira të shqiptarëve.

POSTIMI I ILIR METES:

Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë. Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar "Loriku" është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë. I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.Falëminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat