Me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi këtë të premte në kuvend, rruga i hapet krijimi të institucioneve të rëndësishme si ajo e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.
Mbi këtë çështje ka reafuar ambasada e SHBA-ve, e cila përmes një postimi në rrjetin social, shkruan se ngritja e KLP e KLGJ-së është një tjetër hap madhor drejt reformës në drejtësi, duke bërë kësisoj që shqiptarët t’i afrohen akoma dhe më shumë një drejtësie të paanshme.
Për më tepër lexoni postimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:
Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë.