Muzetë e Beratit mirëpritën vizitorë nga Kosova - Bota Sot
Muzetë e Beratit mirëpritën vizitorë nga Kosova

Shqipëria

Muzetë e Beratit mirëpritën vizitorë nga Kosova

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 14:30
Muzetë e Beratit mirëpritën vizitorë nga Kosova

Sezoni turistik i verës ka përfunduar, por në Qendrën Kombëtare të Muzeve Berat (Muzeu Ikonografik “Onufri”, Muzeu Etnografik) fluksi i vizitorëve vazhdon të jetë i lartë dhe përherë në rritje duke e krahasuar me vitin e kaluar.

Muzetë e Beratit sot u vizituan nga disa miq special, një grup vizitorësh nga Suhareka e Kosovës të cilët prekën nga afër bukurinë dhe historinë e këtyre vendeve që mbartin në vete koleksione objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë.

Numri i vizitorëve dhe të ardhurat e realizuara në lekë në Qendrën Kombëtare të Muzeve Berat vazhdojnë të jetë në rritje krahasuar me një vit më parë.

Gjatë periudhës janar- nëntor 2018 Qendra Kombëtare e Muzeve Berat ka pasur 58448 vizitorë, 17843 vizitorë më shumë se periudha janar-nëntor 2017.

Qendra Kombëtare e Muzeve me rritjen e numrit të vizitueshmërisë ka realizuar për periudhën janar- nëntor 2018, 9.394.300 lekë të ardhura nga shitja e biletave nga këto 2.463.020 lekë më shumë së periudha janar- nëntor 2017, transmeton atsh.

Vizitueshmëria e këtyre atraksionet turistike tregon se vizitorët gjatë këtyre muajve po tërhiqen nga monumentet e kulturës dhe trashëgimisë tonë. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...