Shqipëri, protesta e studentëve zhvendoset para Kuvendit

Shqipëria

Shqipëri, protesta e studentëve zhvendoset para Kuvendit

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Studentët protestuan ditën e mërkurë në dy fronte, ndërsa këtë të enjte duket se do t’iu shtohet edhe një i tretë. Zhvillimi i seancës plenare të Parlamentit do t’i zhvendosë protestuesit para ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë.

Dhjetëra studentë kanë qëndruar edhe në mbrëmje para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, ku kanë ndezur edhe zjarre për t’u ngrohur. Disa kanë kaluar natën sërish para Kryeministrisë.

Një pjesë e këtyre protestuesve njoftoi mbrëmë se, sot protesta do të vijojë para Kuvendit, ku në orën 10 nis seanca.

Një ditë më parë Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e ligjit për buxhetin, që sipas saj do t’u japë zgjidhje menjëherë kërkesave të studentëve, transmeton tch.

Gjithashtu, dje u mësua se kryeministri Rama ka ngritur një grup pune për përgatitjen e dokumenteve në lidhje me kërkesat e studentëve, por ritheksoi se duhet dialog. Si hap i parë është shkarkimi i anëtarëve të qeverisë në borde, si dhe të drejtorëve të konvikteve.

Ndërkohë, qeveria miratoi në fazën e tretë, marrëveshjen me qeverinë gjermane për rikonstruksionin e konvikteve të studentëve në Tiranë, me vlerë 3 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat