Kryemadhi: Pa hapjen e negociatave me BE, Rama bën si të dojë me shqiptarët dhe Shqipërinë

Shqipëria

Kryemadhi: Pa hapjen e negociatave me BE, Rama bën si të dojë me shqiptarët dhe Shqipërinë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 08:42
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e sheh zgjidhjen për vendin tek hapja e negociatave me BE. Gjatë takimit me strukturat e LSI-së në Lushnje, Kryemadhi tha se pa negociata Edi Rama mund të bëjë si të dojë me shqiptarët dhe me Shqipërinë

Kryemadhi: Objektivi kryesor i Shqipërisë sot janë hapja e negociatave për Bashkimin Europian. Sepse vetëm hapja e negociatave do t’iu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane, një Reformë në Drejtësi të barabartë, një sistem ekonomik të barabartë. Një fuqi të barabartë për të gjithë, një arsim të barabartë për të gjithë, një shëndetësi të barabartë për të gjithë. Hapja e negociatave është objektivi kryesor, sepse pa negociata Edi Rama mund të bëjë si të dojë me shqiptarët dhe me Shqipërinë, ashtu siç ka bërë në këto vite.

Kryemadhi u kërkoi anëtarëve të LSI-së të lënë kartat e anëtarësisë, të lënë flamujt e partive, të marrin flamurin kombëtar dhe t’i bashkohen ditën e hënë protestës së studentëve.

Kryemadhi: Këtë mësim të madh që studentët shqiptarë ia dhanë politikës, ne nuk duhet ta humbasim, por duhet ta bëjmë tonën, mënyrë të tillë që të kemi forcën, të kemi guximin, të kemi zemrën e atyre studentëve, të përballemi me këtë të keqe kaq të madhe. Sot unë kam qenë në Durrës, në Kavajë, kam pasur disa takime të tjera. Nesër përsëri do të vazhdoj në Korçë, Pogradec, Përrenjas, Elbasan e kudo, jo për ti bërë thirrje shqiptarëve.  Por do dal për ti bërë thirrje të gjithë anëtarëve të LSI kudo që janë, të harrojnë kartën e partisë dhe të marrin flamurin kombëtar për tu bashkuar të hënën me studentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat