Zhbllokohet trafiku tek Zogu i Zi, largohen studentët

Shqipëria

Zhbllokohet trafiku tek Zogu i Zi, largohen studentët

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:51
Zogu i Zi

Pas më shumë se dy orë bllokim, është liruar qarkullimi tek “Zogu i Zi”. Studentët që kishin bllokuar qarkullimin e mjeteve, janë larguar prej aty dhe janë drejtuar drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën.

Protesta e stome është mbështetur edhe nga qytetarët. Studentët protestojnë prej 13 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë.

Studentët refuzojnë të hyjnë në bisedime me kryeministrin Rama. Nga ana e tij, kreu i qeverisë pavarësisht se thotë se i pranon kërkesat, kërkon dialog me studentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat