Studenti tregon sesi Rama erdhi “tinëz” në shkollën e tyre: Na ka ardhur në majë të hundës

Shqipëria

Studenti tregon sesi Rama erdhi “tinëz” në shkollën e tyre: Na ka ardhur në majë të hundës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 00:14
Pamje nga emisioni

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e hënë një takim me pedagogë dhe studentët e Gjeologjikut me kërkesë të tij.

Në fokus të takimit ishin kërkesat e studentëve që protestojnë prej 2 javësh. I ftuar në studion e emisionitn “Opinion” në Tv Klan një student i Fakultetit Gjeologji-Miniera të Universitetit të Tiranës tha se kryeministri Rama nuk ishte ftuar dhe nuk ishin në dijeni për prezencën e tij.

Studenti: Në atë mbledhje që është bërë,unë nuk isha. Dua të them dhe mbaj përgjegjësi se në takim kanë qenë 10- 15 studentë dhe asnjë nga fakulteti im. Shumica e studentëve e kanë bojkotuar.

Blendi Fevziu: Çfarë është diskutuar?

Studenti : Pedagogët kanë mbështetur studentët. Kryeministri nuk është ftuar nga ne.

Blendi Fevziu: Rrezikoni të bini në një moment që s’ka zgjidhje dhe kjo mund të asfiksojë protestën?

Studenti: Vendimet janë marrë në shesh dhe unë nuk mund të them sesi do vazhdojë. Protesta e vërtetë është bojkotimi, mos shikoni sa studentë kanë ardhur në shesh.

Blendi Fevziu: Përtej 8-9 pikave, kam vënë re që ka dhe një mllef dhe tension ndaj padrejtësisë sociale, që ky vend ka, ekziston kjo? Është një nga shkaqet që keni dalë?

Studenti: Në dolëm nga ajo pagesa e 670 Lekëshit dhe na ka ardhur në majë të hundës.

Blendi Fevziu: Pse të ka ardhur në majë të hundës?

Studenti: Kriza më e madhe nuk është ajo ekonomike por sociale. Ne nuk i besojmë më njëri tjetrin,m pasi deri këtu ka ardhur puna. Kemi frikës së përfaqësia do të manipulohet. 

Ndërsa ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pedagogë dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku edhe në këtë takim pati studentët të cilët e braktisën mbledhjen.

Studenti: Nuk isha sepse e bojkotova sepse sot ishte planifikuar një takim bashkë me rektoratin, më pas kuptuam që ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Blendi Fevziu: Keni frikë?

Studenti: Për çfarë të bisedojmë, pikat tona janë të qarta. Ne mund të shkojmë në dialog dhe të marrim kusurin. Ai ka pika të tjera për të diskutuar.

Blendi Fevziu: Si do ja arrini, pasi protesta mund të shuhet kur të ikin studentët në shtëpi, pasi janë festat?

Studenti: Ne jemi të vendosur dhe pa dialog dhe pa negociata, Do arrimë atë që duam deri në miratimin zyrtat të atyre që kërkojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat