Moderatorja seksi: Marr çdo ditë mesazhe për të…

Sporti

Moderatorja seksi: Marr çdo ditë mesazhe për të…

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:16
Moderatorja seksi: Marr çdo ditë mesazhe për të…

Lei Kraja zbuloi mbrëmë se çdo ditë merr mesazhe pafund ku ndjekësit ui vënë në pah ngjashmërinë e madhe që ka me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Nisur nga kjo, moderatorja e sportit vendosi të publikojë në Instastory një foto të Georgina-s, krahas së cilës zhvilloi një sondazh.

“Ju betohem që marr mesazhe të përditshme për ngjashmërinë që kam me Georgina Rodriguez. Nuk mendoj se ngjajmë aq shumë. A ngjajmë? Po apo jo?”, shkroi zeshkanja seksi krahas imazhit.

Shumica e fansave të saj janë të bindur se ngjajnë e për më tepër e kanë cilësuar Georgina-n si sozinë e Krajës.

Lei mundohet të jetë shumë aktive në rrjete sociale, ku përveç fotove dhe videove që poston, zhvillon edhe biseda vrituale me ndjekësit. Ajo zgjedh t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të tyre për t’u shuar kuriozitetin rreth jetës personale dhe profesionale që bën.

Disa ditë më parë, moderatores iu bë një pyetje e sikletshme dhe shumë personale: “Kur e ke hequr virgjërinë?”. Edhe pse mund të mos e kishte publikuar, Lei zgjodhi që të përgjigjej duke shkruar: “Me datën… Nuk është puna juaj”, shkroi moderatorja simpatike. Një tjetër ndjekës e pyeti nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri.

Lei u përgjigj: “Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat