Arlinda Aliu kryeson me të gjitha fitore

Sporti

Arlinda Aliu kryeson me të gjitha fitore

Nga: Gani Kosumi Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:48
Kampionati vetjak i Kosovës në shah për femra

Në sallën e shahut në Qendrën e Rinisë dhe të sportit në Prishtinë, të shtunën janë zhvillua takimet e xhirosë së 4-të dhe të 5-të të Kampionati vetjak i Kosovës në shah për femra. Arlinda Aliu me dy fitore radhazi ndaj Rinesa dhe Nita Saraçit, ka bërë një hap drejt titullit të kampionit të Kosovës.

Arlinda Aliu nga 5 takime të zhvilluara ka shënuar të gjitha fitore dhe 2 xhiro para përfundimit ka bërë një hap drejt titullit të kampiones.

Me nga 4 pikë janë Jona Reçica dhe Rinesa Saraçi.

Takimet e radhës, zhvillohen të dielën, më 20 nëntor.

Xhiroja e 7-të/ e fundit/ në orën 16,00. Lojërat zhvillohen në sallën e shahut në Qenrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat