Modelja investon në qytetin e origjinës

Sporti

Modelja investon në qytetin e origjinës

Më: 24 maj 2023 Në ora: 16:36
Angela Martini

Modelja investon në qytetin e origjinës!

Shkodra do të ketë një kompleks sportiv për basketbollin dhe volejbollin, këtë herë të dhuruar nga modelja Angela Martini, në datën e lindjes së saj.

Pasditen e kësaj të marte është inauguruar fusha dhe këndi i lojrave të pozicionuar në oborrin e shkollës Ali Laçej, që është dhe investimi më i rëndësishëm i këtij viti, i cili do u shërbejë të rinjve dhe të rejave të këtij qyteti që të ushtrojnë sportet e tyre, falë Angela Martini Fondation.

Kjo nuk është hera e parë që Angela Martini dhuron për Shqipërinë, gjatë tërmetit të 2019-tës ajo dhuroi një shumë të konsiderueshme dhe gjatë vitit të pandemisë ndihmoi shumë familje në nevojë në zonën e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat