Rezultatet e sotme të sportistëve tanë në EYOF Maribor 2023

Sporti

Rezultatet e sotme të sportistëve tanë në EYOF Maribor 2023

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 17:58
EYOF Maribor 2023

Sportistët tanë të notit, xhudos, atletikës dhe çiklizmit vazhduan sot përfaqësimin e Kosovës në ditën e katërt të Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj EYOF Maribor 2023.

Në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj EYOF Maribor 2023 që po mbahet në Maribor të Sllovenisë, Kosovën e përfaqësuan sot Art Thaqi, Gerta Gashi, Visar Nuhaj, Olta Berisha, Adora Hoxha, Arion Budima dhe Butrint Hashani, raporton KosovaPress.

Xhudo: Art Thaqi nuk arriti ta kalojë raundin e parë, pasi që u mposht nga xhudisti çek, Vit Sarboch në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Atletikë: Gerta Gashi ishte garuesja e fundit nga sporti i atletikës në EYOF Maribor 2023, ku në disiplinën e 800 metrave u rendit në vendin e 18, duke regjistruar kohën 2 minuta e 36.47 sekonda.

Çiklizëm: Visar Nuhaj garoi në disiplinën e çiklizmit rrugor ku u rendit i 84-ti nga 92 garues, pasi që e mbylli garën me kohë prej 1 orë e 52:24 sekonda.

Not: Në disiplinën ekipore miks 4X100 metra, ekipi në përbërje me Olta Berishan, Adora Hoxhan, Arion Budiman dhe Butrint Hashanin ndali kronometrin në 4 minuta e 42.73 sekonda, duke zënë kështu vendin e 27-të.

Arion Budima theu rekordin e Kosovës për grupmosha të reja në notin në shpinë me 1 minutë e 05.28 sekonda.

Në garat individuale, Hashani garoi në 50 metra stil i lirë, me kohë 25.97, që bëri të pozicionohet në vendin e 42.

Olt Berisha garoi në 200 metra miks dhe e ndali kohën në 2 minuta e 36.17 sekonda, duke zënë vendin e 26.

Arion Budima garoi në 200 metra stil të lirë, duke regjistruar kohën 2 minuta e 03.77 sekonda, dhe duke zënë vendin e 41-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat