Diku ka pagë e diku jo në Federata Sportive në Kosovë, nga 10 euro mëditje, deri 2000 euro! 

Sporti

Diku ka pagë e diku jo në Federata Sportive në Kosovë, nga 10 euro mëditje, deri 2000 euro! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 gusht 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Selektori i hendbollit femra e meshkujt paguhet në muaj sipas marrëveshjes deri 2.000 euro!

Afrim Majanci, anëtar i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës. thotë: “Selektori e ka mëditjen 10 eventualisht 15 euro”.

Një zyrtar i federatës së boksit thotë. “Selektori e ka mëditjen 30 euro”.

Besim Brahimi që dha dorëheqje nga selektori i boksit, ka komentuar ditë më parë: “Mëditja kemi vetëm kur jemi jashtë vendit në ndonjë Kampionat Evropian apo Botëror në përgatitje.

Grumbullime shkojmë nga 10 ditë apo 15 ditë dhe nuk kemi mëditje as pagë, kështu nuk shkon, ky kryetar me këtë bord duhet me dhënë dorëheqje sepse nuk kanë pru as pak sponsor dhe me ia lëshuar tjerëve që bien lekë për boksin”.

Afrim Majanci thotë: “Nuk marrim mëditje asnjë anëtar i bordit për mbledhje”.

 Një anëtar nga bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, në kushte anonime, thotë: “Ne marrim mëditje në mbledhje, 50 euro.

Mëditjen e marrin vetëm 4 vetë, të tjerët nuk e marrin vetdëshirë”. 

Selektoi i volejbollit sipas burimeve, ka mëditjen 30 euro! Nuk ka pagë! 

FHK ka deklaruar se i të punësuar 12 punëtorë!

Në FVK punojnë në zyre vetëm dy punëtorë!

Në federatë të boksit një punëtor, rrallë e për mall 2! 

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) merr 210.860 euro, mbi 42 mijë euro nga kjo shumë ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre.

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) merr 210.288 mbi 42 mijë euro nga kjo shumë ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre.

Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) 185.354 euro, nga kjo shumë 37 mijë euro ndahen për paga dhe shërbim, letra e ndonjë gjë për zyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat