Raif Musa: Garuesja ime ka paguar 500 euro për në Qipro, pagesa u bë në xhirollogari të Federatës së Karatesë së Kosovës! 

Sporti

Raif Musa: Garuesja ime ka paguar 500 euro për në Qipro, pagesa u bë në xhirollogari të Federatës së Karatesë së Kosovës! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 gusht 2023 Në ora: 13:10
Raif Musa

Në Qipro shkuan disa garues e garuese me mjete vetanake, paguan 500 euro për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për kadet e junior në karate, që u mbajt në Qipro. 

Trajneri i klubit të Lybetenit të Ferizajt, Raif Musa, tregon se si ka paguar garuesja e tij, D.Sh.

"Bota sot": Z. Raif, ju thoni se KK Lybeteni dhe garuesja D.Sh. keni paguar 500 euro në xhirollogarinë e FKK-së, që Kampionja e Kosovës të përfaqësoj Kosovën në Qipro.

Image

Dëshmia e pagesës

Raif Musa: Kryetari i klubit Lybeteni. z. Boletin Musa, me datën 06.01.2023 ka paguar 500 euro në xhirollogari të Federatës së Karatesë, që garuesja jonë D.SH, si Kampione e Kosovës e përzgjedhur nga Federata, të marr pjesë në Kampionatin Europian për kadet në Qipro.

Këtë ja bashkangjesim edhe flet dëshminë e pagesës.

Përndryshe përveç kësaj pagese garuesja jonë i ka shpenzuar edhe 60 euro tjera për shpenzime ditore gjatë qëndrimit në Qipro.

“Bota sot”: Pse keni paguar kur dihet se FKK ka buxhet nga MKRS dhe përveç kësaj edhe ndonjë sponsor?

Raif Musa: Ne kemi paguar për t’i dhënë rast garueses tonë, sepse në të kundërtën Federata nuk do ta dërgonte nga buxheti i tyre me arsyetimin se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, dhe kjo nuk është hera e parë që bëjmë kësi pagesa.

“Bota sot”: Cili ka qenë reagimi  i selektorit Ylber Syla?

Raif Musa: Selektori, nuk ka reaguar fare asnjëherë, edhe pse kësaj pyetje duhet t’i përgjigjet ai.

“Bota sot”: Garuesja ka paguar 500 euro nga xhepi i saj?

Raif Musa: KK Lybeteni kësaj radhe ja ka paguar gjysmën e shumës, kurse gjysmën tjetër prindi i garueses.

“Bota sot”: Do të thotë edhe herëve të kaluara ka pas raste të tilla që garuesit kanë paguar nga xhepi i vet?

Raif Musa: Po shumë herë, posedoj flet dëshmi të vazhdueshme që kemi bërë pagesa të tilla.

“Bota sot”: Këta pare iu kanë kthyer garueses nga Federata?

Raif Musa Jo!

“Bota sot”: Sa është vështirë të paguash nga xhepi?

Raif Musa: E si nuk është vështirë me kushtet e Kosovës, mirëpo vullneti i madh i prindërve edhe yni që të rinjve tanë t’u japim rast po na shtyn në këtë formë të ndajmë para nga kursimet tona, që ta përfaqësojmë Kosovën si shtet.

“Bota sot”: I keni njoftuar institucionet përkatëse sportive, MKRS-n, KOK-un, që garuesit po paguajnë nga xhepi i tyre kur dihet se ministria ndan mjete të mira për Federatën e Karatesë së Kosovës?

Raif Musa: Jo, fatkeqësisht një hap të tillë askush nuk e ka ndërmarr deri më tani, edhe pse kam bindjen se nuk do të reagonte asnjëra, e them këtë me faktin se kam reaguar me shkrim në MKRS dhe në KOK për një rast timin dhe kurrnjëherë s'kam marr përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat