Besart Baruti rizgjidhet kryetar i FKK-së me 30 vota pro 

Sporti

Besart Baruti rizgjidhet kryetar i FKK-së me 30 vota pro 

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:21
Kuvendarët

Sot në hotelin “Sirius” në Prishtinë është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i Federatës së Karatesë së Kosovës.

Besart Barutit iu besua edhe një mandat nga kuvendarët. 

Në faqen zyrtare të FKK-së konfirmohet se nga 51 klube morën pjesë 30 në kuvend.  

“Besart Baruti rizgjidhet kryetar i FKK-së me 30 vota pro.

Sot u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor i FKK-së ku nga 51 Klube me të drejtë vote morën pjesë 30 klube.

Nënkryetar u zgjodhën:
1. Gazmend Havolli
2. Ismail Fazliu

Anëtar Bordit Ekzekutivë të FKK-së zgjedhen:

1. Bashkim ibrahimi
2. Isak Pllana
3. Drita Rafuna Shaqiri
4. Bajram Desku
5. Diellza Dragusha
6. Eranda Krasniqi Ramadani
7. Muhamet Kolgeci 
8. Gresa Zhitia dhe 
9. Arsim Ibrahimi

Po ashtu Kuvendi zgjodhi edhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës të FKK-së”, njofton FKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat