Kupa e Pavarësisë, rekorde të reja

Sporti

Kupa e Pavarësisë, rekorde të reja

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Kupa e Pavarësisë në not ka pushtuar ambjentet e Akademisë “Te Stela” në not, ndërsa për dy ditë është konkurruar në të gjitha disiplinat e sporteve ujore, teksa pjesëmarrja ka qenë e gjërë. Jo vetëm kaq, por janë thyer një sërë rekordesh, të cilat e bëjnë të kënaqur dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku

"Edhe sot në fazën e tretë e në ditën e dytë të aktivitetit janë korrur rekorde të reja. Janë plot 8 rekorde në Kupën e Pavarësisë të përmirësuara dhe nuk është pak", thotë Çiraku

A mund të kishte një pjesëmarrje më të gjerë nga të gjitha trojet shqipfolëse në këtë Kupë të Pavarësisë?

"Ndoshta mund të kishte një pjesëmarrje më të gjerë nga trojet shqiptare në këtë lloj aktiviteti, por megjithatë edhe kaq sa na kanë marrë pjesë jemi shumë të kënaqur", bën të ditur Çiraku.

Teksa të gjithë flasin e diskutojnë për një Ligë të përbashkët me Kosovën, po noti në çfarë pike është?

"Ne e kemi atë aktivitet me Kosovën. E bëjmë gjithmonë në verë dhe e zhvillojmë në Durrës në pishinë 50-metërshe e standarde olimpike. Ndaj dhe ne zhvillojmë vit për vit Kampionatin Mbarëkombëtar", shpjegon Çiraku.

Ndërkohë në prag dhe aktivitetet ndërkombëtare në pishinat 25-metërshe. Ja dhe objektivat e notit shqiptar

"Ne në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare që zhvillojmë presim të thyejmë rekorde kombëtare", tregon i pari i notit shqiptar.

Stela si ekip, por dhe Kaltra Meçe e Greisi Koxhaku ishin më të mirët e Kupës së Pavarësisë, që do t’ia lërë radhën Kupën “Klavio Meçe” në dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat