Ferizaj fitues i Kupës ekipore të Kosovës në shah 2023

Sporti

Ferizaj fitues i Kupës ekipore të Kosovës në shah 2023

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 22 dhjetor 2023 Në ora: 15:18
Ferizaj

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, në sallën e shahut të Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishinë është zhvillua pjesa finale e Kupës ekipore të Kosovës në shah. Në këtë garë kanë marrë pjesë 24 ekipe të cilat garat i kanë zhvillua në sistem të eliminimit.

Fitues i Kupës së Kosovës për vitin 2023 është ekipi i Ferizajt, pasi në finale mundi kampionin aktual të Kosovës, Drejtësinë 2,5:1,5. Ferizaj luajti në këtë përbërje: Bekim Sejdiu, Bardh Avdiu, Përparim Makolli dhe Endrit Uruçi.

Kupën kapitenit të ekipit fitues të Ferizajt, Endrit Uruçi ia dorëzoi, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Takimi për vend të tretë ndërmjet Dardanisë dhe Prishtinës përfundoi baras 2:2.

Fituesi u përcaktua në shahun rapid të cilin e fitoi Dardania me rezultat 4,5:3,5.

Drejtësinë e ndau Burhan Misini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat